Pasi u përball me javë të tëra presioni pas zgjedhjeve të trazuara presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministër të ri të Francës.

Barnier, 73 vjeç, drejtoi bisedimet e BE-së me Britaninë për daljen e saj nga blloku nga 2016-2021. Para kësaj, politikani konservator ka mbajtur role të ndryshme në qeverinë franceze dhe ka qenë gjithashtu Komisioner i BE-së.

Ai është një pro-evropian dhe e ka kaluar karrierën e tij si një politikan i moderuar, megjithëse ashpërsoi shumë diskutimin e tij gjatë përpjekjes së tij të dështuar të vitit 2021 për të marrë drejtimin e partisë së tij konservatore për zgjedhjet presidenciale, duke thënë se emigracioni ishte jashtë kontrollit.

Gjatë këtyre javëve bisedime në tryezë Macron kishte një sërë emrash për kryeministër të Francës por asnjëri prej të cilëve nuk mori mbështetje të mjaftueshme për të garantuar një qeveri të qëndrueshme. Mediat shkruajnë se nuk ka asnjë garanci që qeveria e Barnier do të arrijë të miratojë reformat nga një parlament tanimë i ndarë.

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), partia e të cilit është një nga më të mëdhatë në parlament pas zgjedhjeve të hershme të korrikut, sinjalizoi se nuk do ta refuzonte menjëherë emërimin e Barnier, nëse ai plotësonte disa kushte.

Klan News