Ish-Ministri i Transporteve, sot Ministër i Jashtëm Lulzim Basha, nuk është marr zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshëm për çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Avokati i tij ligjor Zef Nika, e ka konfirmuar ketë fakt, vetëm një orë pasi është paraqitur i vetëm në organin qendror të akuzës.

Zef Nika: “Për informimin tuaj nuk ka patur asnjë lloj njoftim akuze, apo marrje me cilësinë e të pandehur për klientin tim zotit Lulzim Basha dhe nuk ka asnjë akt-ligjore që t’i ketë atribuuar z.Basha cilësinë e të pandehurit në bazë të nenit 34 pika 1 të kodit të procedurës penale”

Lulzim Basha, ishte njoftuar zyrtarisht nga ana e prokurorit të çështjes Arben Kraja, të paraqitej në prokuroi në orën 14:00, për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në orarin e caktuar nga prokurori, në prokurori është paraqitur avokati i Lulzim Bashës, Zef Nika, i cili ka qëndruar vetëm pak minuta në ambientet e organit qendrorë të akuzës.

Zef Nika: “Në mënyrë të shkruar i kam paraqitur prokurorit të çështjes të gjitha parregullsitë ligjore të veprimeve të tyre. Për këto parregullsi ju bëjë me dije, se kam kërkuar pavlefshmërinë e akteve procedurale edhe përpara Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë”.

Hetimet për çështjen Durrës-Kukës, nisën rreth një vit më parë. Në datën 6 nëntor e zyrtarët e marr të pandehur, u thirrën në prokurori për t’u njohur me aktet e hetimit, por prokurorët i komunikuan dhe kërkesën për shtyrjen e afateve të hetimit deri në datën 6 dhjetor. Por zgjatja e hetimit u pezullua me vendim të gjykatës, e cila e konsideroji kërkesën e prokurorisë si të pa arsyetuar në ligj.

Por pasi ka refuzuar të firmosë materialet që janë servirur nga prokurori me argumentet ligjor, prokuroria u ka dërguar me anë të postës në orët e pasdites zotit Basha dhe avokatit të tij Nika, akuzat për të cilat pretendohen të jenë konsumuar nga Ministri i Jashtëm gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Transporteve./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Metlin Kepi