Çmimi i energjisë elektrike nga dhjetë përqind është rritur në tridhjet e tetë përqind. Pas gati një muaj e gjysëm hetimi për rritjen e çmimit të energjisë ekspertë të Avkotatit të Popullit kanë arritur në përfundimin se Enti Rregullator i Energjisë duhet të rishikojë tarifat e miratuara për t’i ulur apo caktuar ato në përputhje me planin e veprimit dhe strategjinë kombtare të energjisë, hartuar për vitet dy mijë e tre-dy mijë e pesë. Me përllogaritje, inxhinierë dhe ekonomistë kanë nxjerrë se ERE ka kundërshtuar planin e veprimeve.

Ermir Dobjani: “ Po të krahasosh këtë detyrë të planit të tretë të veprimit, me vendimin numër njëzet e dy datë tridhjet i dymbëdhjeti të ERE-s, del sikur ky ent ka zbatuar në mënyrë rigoroze planin duke rritur çmimin nga katër pik pesë në katër, nga katër pik nji në katër pikë pesë, ose nëntë pik tetë përqind dhe nga tetë pik tetë në tetë pik nëntë ose nji përqind. Në fakt ky vendim i ERE-s ka bërë një ndryshim tjetër të rëndësishëm në tabelën e tarifave, çmimit të energjisë për vitin dy mijë e katër, sepse për familjarët ka ulur kufirin nga treqind kilovat orë në dyqind e njëzet kilovat orë. Deri më datën tridhjet e një dhjetor një konsumator familjar për treqind kilovat orë pagunte gjithsej shumë një mijë e katërqind e shtadhjet e gjasht lek ose për një kilovat orë të konsumuar pagunte katër pik nëdhjet e dy lek për kilovat. Një konsumator familjar për treqind kilovat në muaj, nga një janari dy mijë e katër do të duhet të paguajë gjithsej, një mijë e shatqind e dy lek në muaj pa TVSH-në. Pas një janarit dy mijë e katër rritja mujore e çmimit deri në treqind kilovat orë është pesqind e gjazhjet e gjashtë lek duke zbritur qind e dhjet lek që kompesohen del se ngelen edhe katërqind e pezdhjet e gjashtë lek për t’u kombesuar ose rritja është afërsisht tridhjet përqind në krahasim me përpara.”

Por perveç shqetësimit për tarifat e ndryshuara, Avokati i Popullit i kujton detyrimet Korporatës Elektroenergjitike. Ndaj konsumatorve mat sa më shumë energji e voltazh të lartë, pas ktyre mund të rriteshin çmimet. Avokati i Popullit nisi hetimet menjëherë pas dorzimit të peticionit me dhjetë mijë firma të zyrës për mbrojtjen e qytetarve e para që bëri të ditur skandalin e abuzimit. /tvklan.al