“Ashtu si çdo ditë, avokati Sokol Mëngjesi iu drejtua kopshtit pas krahëve të mi për të dërguar djalin e tij të mitur. Por mëngjesin e kësaj të mërkure ai u sulm fizikisht nga 3 persona, të cilët i shkaktuan atij fraktura në kokë e trup”, raporton gazetari i Tv Klan, Merin Maçi.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:50 në rrugën Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, sapo Mëngjesi la djalin e tij në kopsht. Në dalje 3 persona, të pamaskuar, por me kapele në kokë, janë afruar dhe e kanë goditur disa herë me grushte avokatin, e më pas u larguan me shpejtësi.

Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave është policia ka identifikuar një agresorët, i shpallur tashmë në kërkim. Ky i fundit shfaqet në pamje filmike teksa largohet nga vendngjarja së bashku me dy autorët e tjerë me një automjet.

Ndërkohë sa i takon avokatit, Mëngjesi, ai ndodhet në Spitalin e Traumës ku mësohet të jetë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria e ende nuk ka arritur t’i marrë atij një deklarim lidhur me këtë ngjarje, çka mund të hidhte më tepër dritë në zbardhjen e shkaqeve të këtij sulmi. Burime bëjnë me dije se po analizohen disa pista, mes të cilave dhe një çështje pronësie.

Tv Klan