Bojkoti 3-ditor i seancave gjyqësore vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë u respektua nga avokatët duke çuar shtyrjen në të gjitha gjykatat në vend të qindra proceseve të themelit penal, civil dhe administrativ.

Mbi 25 procese dështuan në Gjykatat e Posaçme në Tiranë, 23 në atë të Shkallës së Parë dhe 90 gjyqe në Apelin e Përgjithshëm.

Numër të lartë të gjyqeve nuk u zhvilluan edhe në gjykatat e rretheve dhe ato administrative.

Bojkoti ishte përshkallëzim i reagimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në shenjë proteste ndaj dhunës që u ushtrua ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. 

Tv Klan