Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, ku po punohet me ritme të shpejta, do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve më 30 qershor. Vetë Zv/Kryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku pa nga afër këtë aks tepër të rëndësishëm të vendit.

Belinda Balluku, Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Kryeministri na ka vendosur një afat shumë sfidues duhet ta dorëzojmë më 30 qershor të këtij vitit. Megjithatë nga çne pamë duket që ka një ecuri shumë të mirë dhe nga sa kemi folur tani bashkë në kontaktin e përditshëm që kemi pasur unë di që këtu punohet me tre turne, disa procese fillojnë në 7:00 dhe mbarojnë në 12 të natës siç është pjesa e konglomeratit apo e tapetit, ndërkohë që mbushja dhe procese të tjera vazhdojnë gjatë gjithë kohës pa ndërprerje.

Balluku nënvizoi se aksi Thumanë-Kashar prej 21 km është një pjesë e rëndësishme e Korridorit Blu, pasi i jep zgjidhje edhe fluksit që krijohet për shkak të aeroportit të Rinasit.

Belinda Balluku, Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Mos harrojmë që Korridori Blu ka disa segmente, ky është segmenti i parë të cilin ne e dorëzojmë pra Thumanë-Kashar ndërkohë jemi në fazën negocimi për sa i përket dy segmenteve të tjera Kashar-Lekaj dhe më pas Lekaj-Fier. Përgatitemi shumë shpejt për të hapur garën për Milot-Balldren unë e di që është një kërkesë e gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët vizitojnë shpesh kryeqytetin apo Durrësin.

Balluku rikujtoi se në fund të qershorit do të jetë gati edhe Tuneli i Llogarasë.

Belinda Balluku, Zv/Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës: Do të dorëzojmë edhe Tunelin e Llogarasë. Tunelin e Llogarasë rreth 6 kilometra, një tunel i  cili konsiderohet “long grains” sipas klasifikimit të Bashkimit Europian, një tunel shumë sfidues për ne por që do të dorëzohet para afatit të paktën 4 muaj para afatit. Segmenti Thumanë–Kashar përmban disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyejve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Klan News