Lajme Arkiva 2003

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit me 0.5%, kjo normë tashmë arrin vlerën 7% ndryshimi i normës bazë të interesit do të pasurohet në uljen e normave të interesit për kreditë dhe depozitat.

Shkëlqim Cani: Banka e Shqipërisë është e bindur se me anë të këtij veprimi do të ulë më tej koston e bankave në përgjithësi dhe çmimin e parasë në ekonomi duke stimuluar akoma më shumë kreditimin e biznesit me një kosto më të ulët.

Sipas ekspertëve ulja e normës bazë, që do të thotë ulje e çmimit të parasë ul edhe vlerën e borxhit për qeverinë, ndërkohë që një veprim i tillë ndihmon qeverinë që të kontrollojë më lehtë deficitin buxhetor. Këshilli mbikëqyrës i bankës së Shqipërisë vendos për herë të dytë brenda këtij viti, për të ulur normën bazë të interesit me 0.5%.

Në korrik u realizua e njëjta ulje që u pasqyrua me ulje të interesave të kredive dhe depozitave të bankave të nivelit të dytë.