Qindra banorë të Laçit janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar për mungesën e energjisë elektrike. Protestuesit kërkuan 24 orë drita pa ndërprerje, venosjen e matësave të energjisë, si dhe kanë qënë kundër dënimit kolektiv. Kjo portestë është organizuar nga sindikata e pavarur e rrethit Kurbin.
“Mos u ngatërroni me probleme partiake, nuk ka apsolutisht asgjë partiake këtu, nuk është politike, kjo është vetëm një ndihmesë, një kërkesë jetike, e domosdoshme për çdo qytetarë.”
Protesta ishte paralajmëruar më parë si një kërkesë nga ana e sindikatës e cila kishte organizuar dhe takime me të gjitha forcat politike të cilat ishin dakort me kërkesën e kësaj të fundit. Ndërësa të dhëna në KESH, bëjnë të ditur se arkëtimet në këtë rreth ishin në shifra 18%, ndërësa humbjet në rrjet ishin 42%. Kufizimi i energjisë në këtë rreth është 6 orë në ditë./tvklan.al