“Përbërja do të jetë me 6 anëtarë, 3 mazhoranca dhe 3 opozita

PD ka nisur nga puna për zbatimin e marrëveshjes me PS për mekanizmin ligjor që do të përdoret nga opozita dhe mazhoranca për të gjetur konsensusin për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament si dhe për ndryshimet që mund të kërkohen në kodin zgjedhor. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi se mekanizimi ligjor do të përbëhet nga 6 anëtarë, 3 nga PD dhe 3 nga PS.

Bardhi tha se Grupi Parlamentar ka caktuar dy emrat që do përfaqësojë opozitën në këtë mekanizëm ligjor. Bëhet fjalë për Oerd Bylykbashin nga PD dhe Erisa Xhixho nga PL. Përfaqësuesin e tretë, Grupi i PD i ka dhënë mundësinë grupi Basha që të propozojë një nga deputetët për të qenë anëtarë.

Bardhi tha se Reforma Zgjedhore ka dështuar, duke fajësuar PD që drejtohet nga Basha dhe PS.

Në konferencën për mediat, Bardhi u ndal dhe te investimi që pritet të kryhet në ishullin e Sazanit, duke kërkuar më tepër transparencë për procedurat.

Të enjten rikthehen seancat pa aksionin e opozitës, ku për 5 muaj deputetët hodhën tymuese, flakadanë dhe ndezën zhurmues.

Klan News