“Pika më e fortë do të jetë Lezha”, shprehet analisti Baton Haxhiu sa i takon listët së Partisë Demokratike për drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin betejën për zgjedhjet parlamentare 2025.

I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu teksa listoi pikat e forta dhe të dobëta të listës, ndër të tjera u shpreh se beteja e deputetit Gazmend Bardhi në Fier përballë Belinda Ballukut është gati e pamundur.

Analisti theksoi se në listë ka figura të forta të cilat do të bëjnë betejë të fortë.

Baton Haxhiu: Pikat e forta Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi. Edhe pse në pamje të parë duket Gazmend Bardhi betejën që ka në Fier e ka gati të pamundur, Ervin Salianji është. Pika më e fortë realisht do të jetë Lezha edhe pse Agron Gjekmarkaj nuk është njeri që njihet apo ekspozohet dhe e njeh terenin mirë sepse i takon grupacionit intelektual, megjithatë ndoshta do të jetë figura që do të jetë shumë e fortë në këtë grup. Kurse pikat e dobëta me gjithë Dritan Shehu i pari, Bujar Leskaj i dyti. Nuk e di mbi çfarë arsye PD ka vendosur këto kritere.

Pika shumë përkedhelëse që është shumë i edukuar dhe ka një staturë intelektuale është Ivi Kaso, por ka një forcë e cila mund ta fuqizojë në pozicion në Korçë sepse Korça është një betejë e fortë mes PS dhe PD, jam dëshmitar i 20 viteve.

Për mendimin tim ka figura të forta këtu që konsideroj që do të bëjnë betejë të fortë. Nëse po flasim për numra beteja e këtij grupacioni është si ta sjell atë numrin nga 22 se disa gjëra dihen se sa do të jenë mandatet, nga 22 në 19 apo 18 të Partisë Socialiste. Janë disa pika që ky ekip…por mendoj që Gaz Bardhi në Fier do ta ketë shumë të vështirë. Është një figurë që duket arrogante, por kemi nga ana tjetër një figurë që është E pamëshirshme./tvklan.al