“Pas 25 Prillit, anulojmë ligjin e censurës së medias”

Kryetari i Partisë Demokratike ka kujtuar sot 30 vjetorin e Rilindjes Demokratike, gazetës së parë opozitare në vend. Ai thotë se ende 30 vite pas krijimit të kësaj mediaje, Shqipëria është ende delja e zezë e Europës për lirinë e fjalës dhe të shtypit.

Ndaj ai premton se angazhimi i parë në funksion të fjalës së lirë pas zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë anulimi i atij që ai e quan ligji i censurës dhe që qeveria kërkon ta miratojë pavarësisht kundërshtimit të mediave dhe gazetarëve.

Gjithashtu Basha thotë se qeverisja e re e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të punojë ngushtë me gazetarët dhe organizatat për lirinë e medias për të miratuar statusin e gazetarit në bazë të cilit funksionon sot profesioni i gazetarit në vendet e BE.

Tv Klan