“Asetet kriminale të sekuestruara do kalojnë në dorë të të rinjve”

Teksa prezantoi programin për rininë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se studentët që vijnë nga familjet nevojë do të mbulohen 100% nga shteti.

“Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master”.

Edhe praktikat e studentëve do të jenë të paguara.

“Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema  financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje”.

Këto tarifa tha Basha, do të mbulohen nga sekuestrimi i aseteve kriminale.

“Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë”.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike u ndal  edhe tek një familje në nevojë në lundër të Tiranës. Basha akuzoi mazhorancën qeverisëse se ka lënë në harresë familjet në nevojë.

Tv Klan