Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pritet të bashkëpunojë dhe shkëmbejë eksperiencë me kompaninë amerikane “Idaho Power”. Drejtori i përgjithshëm i KESH-it Andis Harasani dekalaroi se është optimist për suksesin në këtë bashkëpunim sidomos në sektorin e shpërndarjes.

Andis Harasani: “Ka dy përfitime, përfitimet kryesore: e para do të jetë shkëmbim eksperiencash dhe përfitimi i dytë do të jetë në fushën e teknologjisë. Ne si korporatë mendojmë që të përdorim eksperiencën e “Idaho Corporation” kryesisht në fushën e shpërndarjes aty ku janë edhe problemet tona më të mëdhaja.”

Pas binjakëzimit mes tyre “Idaho Poëer” dhe KESH do të bashkëpunojnë edhe në fushën e teknologjisë. /tvklan.al