Ajo thotë se artisti ka një femijë me nje grua tjetër

Bashkëshortja e Ne-Yo, Crystal Renay, ka bërë kërkesë për divorc nga këngëtari, duke pretenduar se ai është bërë babai i një fëmije me një grua tjetër.

Ajo paraqiti dokumentet e gjykatës të hënën duke e quajtur martesën e tyre të prishur në mënyrë të pakthyeshme pa asnjë shpresë për pajtim.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja ndahen .Pas  martesës së tyre në shkurt të vitit 2016 ata u divorcuan vetëm  dy vjet më vonë përpara se të martoheshin përsëri në prill të këtij viti.

Dyshja kanë tre fëmijë së bashku. Ne-Yo është gjithashtu babai i Madilyn, 11, dhe Mason, 10, nga lidhja e tij e mëparshme.

Në dosjen e 1 gushtit, Renay kërkoi kujdestarinë fizike parësore për të vegjlit, si dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore.

Një ditë më parë, ajo akuzoi Ne-Yo-n për tradhti në një postim të gjatë në Instagram, duke iu referuar kohës së tyre së bashku si tetë vite gënjeshtra dhe mashtrim.

Klan News