Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dita e shtunë e kthyer tashmë për të rinjtë studentë, si dita e pastrimit në lagje të ndryshme të Tiranës, këtë herë është përqendruar në lagjen e Kombinatit. Mjetet dhe punonjësit e bashkisë i janë bashkuar dhjetëra të rinjve studentë, fëmijëve, si dhe pak banorëve të kësaj lagje.

Ndërkohë ka dalë dhe problematika e parë që ka të bëjë me indiferencën e banorëve për të marrë pjesë në mënyrë vullnetare në këtë aksion për pastrimin e lagjes së tyre.

Vali Bizhga: “Ajo që më vjen keq sot, pas tërë këtyre ditëve iniciativash, promovimesh është se ende vazhdojnë të rrinë nëpër dritare njerëz që na shohin, ende vazhdojnë të rrinë të tjerë që luajnë domino, një pjesë e tyre janë të moshuar, por ata kanë familje, kanë fëmijë, me të cilët asnjëherë nuk flasin dhe tregohen indiferentë”./tvklan.al