Bashkimi Europian ka propozuar një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të rikthyer disa të drejta para Brexit për të ju mundësuar të rinjve të jetojnë dhe punojnë në vendet e njëri-tjetrit. BBC News raporton se Komisioni Evropian po kërkon bisedime për një marrëveshje që do të sillte në mënyrë efektive një version të lëvizjes së lirë për të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç.

Tanimë, Mbretëria e Bashkuar ka skema me disa vende jashtë BE-së për të lejuar njerëzit që të vijnë atje deri në 2 vjet teksa shton se është i hapur për ta shtrirë atë në shtetet anëtare të BE-së. Por “Downing Street” thotë se preferon këto marrëveshje me shtete të përzgjedhura sesa një marrëveshje që do të zbatohej në të 27 vendet anëtare të BE-së.

Për një marrëveshjë të tillë, laburistët ende nuk kanë komentuar nëse do të negociojnë për atë në mbarë Bashkimin Evropian nëse fitojnë zgjedhjet e përgjithshme më vonë këtë vit. Rregullat e lëvizjes së lirë të BE-së ishin një pjesë kyçe e referendumit të Brexitit të vitit 2016, me fushatën e largimit për t’i dhënë Mbretërisë së Bashkuar kontroll më të madh mbi imigracionin.

Skema e propozuar e BE-së do të reduktonte ndjeshëm kontrollet e imigracionit për të rinjtë që lëvizin midis MB-së dhe BE-së, me Komisionin që nuk sugjeron kuota për numrin e përgjithshëm. Nëse miratohet, kjo do të ishte marrëveshja e parë e tillë e lëvizshmërisë që blloku ka arritur me çdo vend jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, përveç Zvicrës./tvklan.al