Leku po kalon në vrimë të gjilpërës. Kështu e përkufizojnë gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi bookmakers-at shqiptarë, të cilët janë bërë gati të presin kampionatin evropian.

Vetëm tre ditë dhe do të nisë gara më e madhe e përfaqësueseve të futbollit. Vetëm tre ditë dhe do të rinisin edhe një herë si çdo 2-vjeçar qarkullimi i shfrenuar i parave të kompanive të basteve dhe në bastet ilegale.

Në fakt ethet kanë filluar që tani megjithëse bookmakers-at profesionistë shqiptare parashikojnë këtë kampionat si më të varfrin.

Sipas tyre shuma e parave që do të qarkullojë do të jetë më e vogla. Bastexhinjtë thonë se kjo është si pasojë e rënies së ekonomisë thuajse në të gjithë botën, por edhe për faktin se në Shqipëri leku i pisët nuk po qarkullon lehtë si shkak i masave shtrënguese të qeverisë.

Ata nuk janë në gjendje që tani për tani të parashikojnë shumat e parave që do të lëvizin në kompanitë e tyre në muajin Qershor, por thonë se tashmë është e vështirë.

Nuk ka më bastexhinj amatorë apo “qorra”, siç quhen në zhargonin e basteve. Të gjithë janë bërë profesionistë, të gjithë kanë hapur llogari bankare dhe vënë baste me kompanitë aziatike nëpërmjet internetit.

Këto të fundit në krahasim me shqiptarët ofrojnë më shumë alternativa bastesh, rrjedhimisht më shumë mundësi fitimi.

Sipas kuotave që kanë marrë bastexhinjtë shqiptarë konsiderojnë favorit tani për tani Spanjën dhe Italinë.

Këto janë dy ekipet që do të dalin më lehtë nga grupi, bashkë me Gjermaninë dhe Portugalinë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe