Ngrohja e klimës së planetit Tokë ka një armik më të madh sesa çlirimi i karbonit në atmosferë. Bëhet fjalë për disa gazra serrë të cilët çlirohen në sasi të konsiderueshme në atmosferë dhe që nuk regjistrohen në inventaret zyrtare.

Të dhënat dolën në dritë pas një investigimi të rrjetit britanik BBC.

Hetimi thotë se monitorët e ajrit në Zvicër kanë regjistruar sasi të madhe të një gazi të quajtur HFC-23 që vjen nga Italia Veriore i cili çlirohet nga sistemet e ftohjes apo kondicionimit.

Gjithashtu, investigimi bën me dije se nivelet e emetimeve të gazrave serrë nga India dhe Kina janë shumë të dyshimta.

Ekspertët thonë se shifrat reale që dërgojnë këto dy vende janë plus ose minus 100% duke e përkthyer kështu situatën si dramatike.

Sipas studiuesve, këto janë kërcënime më të mëdha për Marrëveshjen e Parisit për Klimën sesa qëllimi i presidentit amerikan Donald Trump për t’u terhequr nga akordi. TV KLAN