Një 27-vjeçar në Manchester përdorte Inteligjencën Artificiale për të krijuar imazhe të pahijshme të fëmijëve të mitur, të cilat më pas i shpërndante në rrjetet sociale ose në faqe të tjera. Vendosja e tij para drejtësisë është cilësuar nga autoritete si një rast historik.

Përpara Gjykatës së Bolton Crown, 27-vjeçari Hugh Nelson ka pranuar 11 vepra penale për të cilat akuzohet. Duke përfshirë këtu edhe përpjekjet për të nxitur një djalë, poshtë 16 vjeç, për t’u përfshirë në një akt seksual.

Ai pranoi gjithashtu edhe botimin e një artikulli të pahijshëm në Korrik të vitit 2023, dhe shpërndarjen e pahijshme të fotove intime të fëmijëve të mitur. Fillimisht ai angazhohej në biseda me kontekst seksual me fëmijët, për të siguruar më pas foto intime të tyre.

Më 25 Shtato, gjykata do të japë vendimin për Hugh Nelson. Ndërkaq autoritet apelojnë se “qoshet e errëta” të internetit dhe veçanërisht përdorimi i AI, mund të rritin rrezikun se shkelësit mund të kalojnë nga imazhet në abuzime të vërteta seksuale kryesisht me fëmijët e mitur./tvklan.al