Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga fqinjët e saj, Maqedonia dhe Mali i Zi, paraqet moment shumë të rëndësishëm psikologjik për Prishtinën, por edhe një ndihmë praktike për shtetin më të ri të Evropës, pohon BBC.

Për gjigantin britanik, ky hap i hedhur me kujdes dhe në momentin e duhur nga Prishtina, do të eliminojë ngecjen në procesin e njohjes së Kosovës që është vënë re kohët e fundit.

Pavarësia është njohur deri tani nga 50 shtete. Vetëm Bosnje-Hercegovina nga ish-Republikat Jugosllave nuk e ka pranuar realitetin e ri ballkanik kur fuqitë e mëdha botërore pranuan se pavarësia e Kosovës do të sillte stabilitet në rajon.

Serbia me ndihmën e Rusisë paralajmëroi se ajo do të përbënte rrezik për Ballkanin e me këtë vendim Podgorica dhe Shkupi i dhanë Beogradit një goditje të ashpër duke ofruar kontributin e tyre për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kjo lëvizje ishte një sukses i madh për Prishtinën sepse i çel kështu rrugën njohjeve të tjera. Vendimi i Shkupit mund ta përmirësojë situatën e brendshme ndëretnike dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa hapi i Podgoricës konsiderohet si një nga ngjarjet më dramatike për Serbinë pas shpërndarjes së Jugosllavisë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle