Në fund të ktij muaji pritet të publikohet një raport i Bashkimit Europian për ecurinë e proçesit të Stabilizim Asocimit të vendit tonë. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Roland Bimo në një konferncë për shtyp është shprehur se ky raport pritet me interes me vlerësimet që bëhen për t’u njohur me gjendjen dhe përpjekjet e Shqiprisë mbi proçesin e negocimit. Sipas sekretarit Bimo me gjithë punën e bërë proçesi ka dhe pikat e tij të vështira.
Roland Bimo: “Situata në vëndin tonë është ajo që është, ne po të ishte se do ishte ndryshe, ne do ishim antarë të Bashkimit Europian, por nuk jemi akoma kshu që do ta shikojmë konkretisht kur të na bjerë n’dorë raporti, por ëë, janë tre katër pika që ma do mëndja duhet të jenë pjesë e ktij: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, ëë, dhe në mënyrë të veçantë kam përshtypjen duhet të jetë rritja e aftësive implementuse të Shqiprisë në përgjithsi.”
Ndërkohë ministri i punve të jashtme Kastriot Islami në axhendën e tij ka mjaft takime në kuadër të bisedimeve me vënde të Bashkimit Europian. Islami ka marrë pjesë në takimin e Trojkës europiane që është zhvilluar në Irlandë ku është theksuar lëvizja dhe bashkëpunimi kundër terrorizmit. Në raportin e tij ministri shqiptar ka deklaruar përfshirjen e Shqiprisë në vëndet me masa të forta sigurie për shkak të rrezikut terrorist. /tvklan.al