Uellsi bëri befasinë e radhës duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Europianit ku do të luajë me Potugalinë. Skuadra britanike mundi me përmbysje 3 – 1 Belgjikën në takimin e zhvilluar në Lilë.

Nainggolan shënoi i pari duke i dhënë avantazhin e përkohshëm formacionit belg në minutën e 13’. Uellsi nuk u dorëzua duke realizuar golin e barazimit në minutën e 30’ me kapitenin Williams. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 – 1. Pas pushimit uellsianët e kthyen rezultatin në favorin e tyre.

Robson Kanu shtangu mbrojtjen dhe portierin kundërshtar duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 55’. Pak para fundit Vokes i dha fund shpersave të belgëve me golin e tij duke përcatuar fitoren 3 – 1 të britanikëve.

Kjo është arritja më e madhe e futbollit të Uellsit, që më parë ka marrë pjesë vetëm në finalet e Kupës së Botës të vitit 1958 ku mbërritën deri në çerekfinale.

Belgjika dështoi edhe një herë edhe pse ka një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm.

Tv Klan