Holandë-Angli do të jetë gjysmëfinalja tjetër e Europianit. Tulipanët fituan me përmbysje ndaj Turqisë që luajti me pasion dhe energji që në nisje të ndeshjes. Skuadra e Vincenzo Montella arriti të gjente avantazhin në minutën e 35 me Akaidin.

Pjesa e dytë ishte një dominim i Holandës në fushë dhe me raste, por barazimi erdhi në minutën e 70 me De Vrij. Holandezët vijuan të këmbëngulin për avantazhin që erdhi 6 minuta më pas si autogol i Mert Mudur.

Loja pati ritëm të lartë edhe në minutat e fundit me Turqinë që nuk u pajtua me rezultatin, por që hasi në mbrojtje të mirë të holandezëve, të cilët u kualifikuan në gjysmëfinale të Europianit pas 20 viteve.

Më herët, përballja e Zvicrës dhe Anglisë u vendos nga 11-metërshat. Ndeshja pati 2 fytyra. Në pjesën e parë sulmoi Anglia, ndërsa në të dytën më së shumti Zvicra që shënoi golin në minutën e 75.

Avantazhi zgjati pak pasi Saka shënjestroi cepin e portës turke për golin e barazimit. Në goditjen e penalltive, portieri i Anglisë, Jordan Pickford ndali Akanjin duke bërë që kombëtarja e tij të shkojë në gjysmëfinale për t’u përballur me Holandën më 10 Korrik në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Tv Klan