Vetëm pak ditë pasi bëri betimin si eurodeputet i dalë nga rradhët e Demokracisë së Re të Partisë së kryeministrit grek Mitsotakis, Alfred Beleri u zgjodh nënkryetar i dytë i Komisionit për Peticione në Parlamentin Evropian.

Përmes një deklarate të shpërndarë nga avokatët e tij, Beleri ka falenderuar kolegët e Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Evropiane që e votuan, duke e cilësuar nder dhe përgjegjësi akoma më të madhe detyrën që iu besua.

Beleri thotë se së shpejti do të marrë fund “aventura” e tij në burgjet shqiptare, ku vuan dënimin me dy vite heqje lirie për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit të 2023-it.

Tv Klan