Për Sali Berishën, Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2024” vjen në një moment dështimesh të mëdha në politikën shqiptare, ku rendit si shkaktar Kryeministrin Rama në marrëdhëniet që ai tha se ka me fqinjët duke nisur nga Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

E teksa Rama foli për një anëtarësim gradual në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët europian, kreu i demokratëve e shigjetoi për dështime në rrugëtimin e vendit drejt unionit.

Berisha u bëri thirrje diplomatëve që të diplomatëve që të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë në misionin e tyre dhe jo të atij që e cilësoi kreu i narkoshtetit.

Tv Klan