Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës së tij u shpreh se në Partinë Socialiste nuk ekzistojnë forume dhe sipas tij këtë e tregoi kongresi që u mbajt sot.

Sali Berisha: Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, sanksionoi se në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi. Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të Rilindjes. Ai u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të Rilindjes.

Tv Klan