Qeverisja vendore e opozitës duhet të shënojë një kthesë të madhe për opinionin publik pasi shërbimi në këtë rast duhet të vlejë vetëm për qytetarët. Në takimin me kryetarët e opozitës së qeverisjes vendore për rrethe, kryetari i partisë demokratike Sali Berisha u siguroi atyre se do të kenë mbështetjen maksimale të partisë demokratike nëse ata do të godasin korrupsionin pa dallim partiak. Kryedemokrati Berisha ka cilësuar se kyçi i demokracisë së vërtetë mbetet decentralizmi i lidhur me politikat fiskale dhe transparenca.
Sali Berisha: “Ju do ini lokomotiva, ne u mbshtesim ju, por lokomotivë e procesit të decentralizimit do të jeni ju, do t’përdorni të gjitha format demokratike në mnyrë qe decentralizmi të jetë një decentralizim real. Nuk mund të jetë Shqipria Kina. Monopartiake është fiskalisht më e decentralizuar.”
Deputetët e opozitës do të kërkojnë me insistim këtë javë në parlament që të kalohen amendamentet që kanë të bëjnë me kthimin e çmimeve të tarifave telefonike dhe të energjisë elektrike në gjendjen e mëparshme dhe dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë demokratike Berisha kërkoi që të vendosen sa më parë 300 000 (treqind mijë) matësat e parashikuar. Nëse këto çështje nuk realizohen atëhere opozita do të gjejë një strategji të re. /tvklan.al