Ethet e zgjedhjeve parlamentare kanë nisur edhe pse jemi 8 muaj përpara mbajtjes së tyre. Të dy kundershtarët politik duan të rrisin adrenalinën e mbështetësve të tyre dhe dekurajojnë kundërshtaret duke dhënë dhe numra mandatesh.

Pasi Edi Rama i siguroi demokratët se do të merrnin aq deputetë sa kanë marrë në vitit më të zi zgjedhor për ta ‘97, Sali Berisha i përgjigjet duke parashikuar se në garën e pranverës së ardhshme do të marrin të njëjtën goditje ai ajo e Marsit ‘92.

“Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Alia në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë”.

Gjithsesi, parashikimi i Ramës është me ogurzi se ai i Berishës, pasi në vitin 1997 demokratët morën vetëm 25 mandate, ndërsa socialistët në vitin 1992 arritën 38 mandate.

Në komunikimin virtual me gazetarët, Berisha ju përgjigj akuzave të renditura në dosjen e SPAK-ut lidhur me deklarimin e të ardhurave të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

Berisha pranon se kursimet e tij ia ka lënë t’i menaxhojë e bija Argita dhe se nuk ishte në dijeni të një pagese të bërë prej saj për një ndërhyrje kirurgjikale të Liri Berishës.

Tv Klan