135 milionë Euro borxhe në bilancin e vitit të fundit financiar kanë rënduar arkat e Manchester United që gjithsesi është një prej klubeve më të pasur në botë. 5-vjeçari i fundit, ka sjellë një shtim të borxhit për një total prej 370 milionësh.

Kjo ka bërë që aksionerët të emërojnë drejtues të rinj të cilët kanë ndërmarrë reforma. Si fillim është vepruar për 3 muaj me shkarkimin e stafit josportiv. 250 persona janë larguar nga puna dhe pritet që pagat e kursyera të tyre në dy vitet e ardhëshme financiare të kursejnë 50 milionë Euro.

Këto para do të vihen në dispozicion të operacioneve futbollistike në mënyrë që të rritet niveli dhe konkurenca e ekipeve të këtij klubi në futbollin vendas dhe më gjerë.

Ulja e numrit të punonjësve në të gjithë departamentet është bërë pas një studimi të mirfilltë duke komisionuar kompani auditimi financiar, në mënyrë që kjo të mos ndikojë në rendimentin e punës dhe të mos sjellë ngarkesa për punonjësit e tjerë.

Tv Klan