Siguria në përgjithësi dhe ajo industriale në veçanti ishte në fokus të takimit të grupit të Punës Shumëkombësh që po mban punimet në Tiranë.

Teksa përshëndeti të pranishmit, zëvendësKryeministrja Belinda Balluku theksoi se Shqipëria, si një nga vendet që përjetoi një nga sulmet më të fuqishme kibernetike 2 vite më parë, ka se çfarë të ofrojë në fushën e sigurisë.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që mësuam është se, pavarësisht nga madhësia e shtetit, është thelbësore të ndërtojmë qëndrueshmëri kibernetike kombëtare dhe të krijojmë bashkëpunim të fortë me aleatët dhe me partnerët tanë”.

Më tej ajo theksoi se Shqipëria nuk është më vetëm një konsumtator i sigurisë, por edhe një ofrues i saj. Për këtë ajo iu referua investimit të vendit tonë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para”.

Balluku nënvizoi se krijimii i një industrie të fortë të mbrojtjes është një kërkesë që lind nga zbatimi zbatimi i strategjisë së shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s.

Tv Klan