Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sali Berisha sërisht në krye të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombetar i kësaj partie ka zyrtarizuar fitoren e ndjeshme të Berishës, ku nga 683 delegatë 594 kanë votuar pro tij. Rivali i Berishës Uran Butka është caktuar me urgjencë vetëm dy ditë më parë nga kryesia e PD pas tërheqjes së Pollos nga kandidimi, i cili ka marrë vetëm 81 vota.

Në procesin e votimit kanë dalë të pavlefshme 18 fletë votimi. Pra Berisha është rizgjedhur në postin e lartë me 90% të votave të delegaëve demokratë. Ndërsa ka falenderuar të pranishmit për votat e dhëna, Berisha ka deklaruar se PD do të vazhdoj të kërkoj zgjedhje të reja në vend duke shprehur edhe sigurinë e fitores.

Berisha është ndalur dhe tek tërheqja e Genc Pollos. Asnjërit prej nesh tha ai nuk i ka pëlqyer largimi i rivalit tim një ditë përpara Kuvendit. Kjo vijoi Berisha ishte një zgjedhje e lirë që nuk duhet të traumatizohet dhe as dramatizohet. Kohërat që do të vijnë tha Berisha le të jenë kohët e provave. Por ne nuk duhet ta lëmë Pollon të largohet nga PD.

Ndërkohë pritet që të publikohen edhe emrat e 85 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD të cilët janë përzgjedhur nga 207 kandidatë. Ndërsa duket se nuk do të jenë më në Këshillin Kombëtar Pollo, Xhaferri, Karamitro e Demi, pritet që ndër emrat e rinj të jenë edhe Nestor Tereska, Shpëtim Saraçi e Visar Zhiti./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego