Bashkëpunimi i ofruar nga opozita për heqjen e imunitetit të deputetëve, por dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë nga kryeministri Berisha vlerësohet si ujdi historike. Përpara deputetëve të grupit demokrat kryeministri ka përshëndetur qëndrimin aprovues të kreut të selisë rozë për nismën e mazhorancës.

Sali Berisha: “Jemi para një momenti shumë madhorë 2 dekada publike, nga ana ime dhe e zotit Rama, është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit. Pas ujdisë për sistemin e ri elektoral, kjo ujdi, ky konsensus përbën të dytin zhvillimin më madhorë në reformat e këtij vendi. Për të vendosur përveç se në aspektin politik për deklaratën politike, barazitë para ligjit të kryeministrit shqiptarë me qytetarin shqiptarë”.

Kryeministri nuk ka dhënë detaje se në çfarë mënyre do të bëhet heqja e imunitetit, nëse do të jetë e nevojshme e një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, apo do të miratohet në parlament një projektligj i posaçëm. Ndërkohë Berisha ka pranuar publikisht se në ligjin e legalizimeve të kryer për rishqyrtim nga presidenti, duhet të merren parasysh dhe vërejtjet e këtij të fundit dhe propozimet e republikanëve./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka