Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Tiranës Besnik Mustafaj, në një takim në muzeun historik ka kërkuar sot votën e të përndjekurve politikë. Duhet të punojmë sëbashku jo vetëm për zgjidhjen e halleve të secilit prej nesh, por për të ngritur imazhin e Tiranës dhe imazhin e Shqipërisë, i është drejtuar Mustafaj të persekutuarve.

Unë jam i sigurt se do të kem votën tuaj pasi në 10 vitet e fundit jam munduar të mbroj ato principe për të cilat u persekutuat ju dhe familjet tuaja.

“Partia Demokratike ka patur që në ditën e saj të parë, në programin e saj, në filozofinë e saj politike jo vetëm dëshirën për t’u bërë realizuesja e aspiratave tuaja, por edhe gadishmërinë për t’u bërë realizuesja e nevojave dhe problemeve tuaja.”

Në vitet e fundit Partia Demokratike u dha mundësi fëmijëve të të përndjekurve të shkollohen dhe sot fëmijët tuaj janë ata që do të votojnë për ne, u është drejtuar Mustafaj përfaqësuesve të shoqatave të të përndjekurve politikë./tvklan.al