Donald Trump dhe Joe Biden, dy rivalët e garës presidenciale të 5 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara përcollën mesazhe që kanë për qëllim uljen e tensionave politike pas atentatit të së shtunës ku mbeti i plagosur lehtë kandidati republikan.

Të parin reagim për mediat, ish-presidenti ia dha të përditshmes Nju Jork Post, ku u shpreh se ishte një mrekulli që ai ishte gjallë. Tramp e konsideroi si një eksperiencë të çuditshme t’i kalonte plumbi në vesh dhe se me është i vetëdijshëm se kjo ngjarje do i kishte marrë edhe jetën.

Ndër të tjera, Trump thotë se pasi i shpëtoi i gallë atentatit, grisi fjalimin që kishte përgatitur për konventën e së enjtes, ku do të zyrtarizohet si kandidat i republikanëve. Tramp thotë se kishte planifikuar një fjalim të ashpër kundër administratës së korruptuar dhe të tmerrshme të Bidenit.

Në fjalimin e ri, thotë se ka ndërmet të percjellë mesazhe përbashkimi për amerikanët që janë shumë të përçarë. Në të njejtën linjë ishte edhe presidenti Bajden, i cili dënoi ashpër atentatin ndaj rivalit politik.

Nuk mund të lejojmë që dhuna të bëhet diçka normale. Retorika politike në këtë vend është nxehur shumë. Duhet t’a ftohim, të gjithë jemi përgjegjës për këtë.

Atentati ndaj Trumpit pritet të ndikojë tashmë edhe tek strategjia e fushatës së Bidenit, që pritet të jetë me tone më të zbutura.

Tv Klan