Me paraqitjen në samitin e NATO-s në Uashington, Joe Biden synoi të rifitonte besimin e humbur në opinionin publik se është i duhuri si kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, pas performancës së dobët në debatin televiziv të 27 Qershorit përballë Donald Trump-it.

Por pavarësisht përpjekjeve, në konferencën përmbyllëse të samitit, në krah të liderëve të vendeve aleate, situata i doli jashtë kontrollit. Volodimir Zelenskin e ngatërroi me armikun kryesor të tij, Vladimir Putinin.

“Zonja dhe zotërinj… presidenti Putin. Presidenti Putin? Presidenti Zelenski. Jam aq i përqendruar tek mposhtja e Putinit sa duhet të shqetësohemi për këtë… Zoti President…”

Donald Trump-in, rivalin e tij e ngatërroi me zëvendësen e tij Kamala Herris.

“Shiko, nuk do e zgjidhja zëvendëspresidente, TRUMP-in, nëse nuk ajo nuk do të kishte kapacitetin për të qenë presidente”.

Shefin e Shtabit të Përgjithshëm e ngatërron me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë që është vetë.

“Jam duke ndjekur këshillat e komandantit të përgjithshëm…. të, të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë…”

Brenda demokratëve të tij, po shtohen gjithnjë e më shumë zërat që kërkojnë zëvendësimin e 81-vjeçarit si kandidat në presidencialet e 5 Nëntorit. Thirrjeve të 12 demokrateve, veç George Clooney iu shtua dhe aktori tjetër Michael Douglas pasi sipas tyre, Biden po jep vazhdimisht shenja se nuk është në gjendje për të fituar një mandat të dytë.

Tv Klan