Sipas diplomatëve perëndimore dita e sotme mund të jetë një nga më vendimtarët për nënshkrimin e marrëveshjes. Pas deklarimit të Po-së nga delegacioni shqiptar i Kosovës e gjithë vëmendja e diplomacisë perëndimore është drejtuar tek delegacioni jugosllav dhe negociatorët e tij.

Lideri Serb Milutinoviç tha se atyre nuk iu është vënë përpara dokumenti i paqes, kështu që ata nuk kanë se çfarë të nënshkruajnë. Tani jugosllavëve pas deklarimit të Po-së nga ana e shqiptarëve u është rrëzuar mbrojtja e frontit të parë që i bënte të refuzonin nënshkrimin e marrëveshjes.

Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm Britanik Robin Kuk. Kështu që Bashkimi Perëndimor nuk ka se si të lejojë injorimin e procesit të paqes nga Jugosllavia. Që në momentin që shqiptarët e Kosovës ranë dakort të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe serbët.

Nëse serbët refuzojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes për Kosovën atëherë NATO ashtu siç ka premtuar duhet të fillojë bombardimet ajrore kundër Serbisë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti