Lajme Arkiva 2003

Mbeten të bllokuara fondet e buxhetit të shtetit për partitë politike për zgjedhjet vendore. Fondi prej 60 milionë lekësh nuk ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nuk ka kryer as përllogaritjen e fondeve për secilën parti.

Vendimi duhet të përgatitet dhe të miratohet në qeveri dhe në parlament, procedurat do të mund të kryhen të plota në afërsi të datës së zgjedhjeve, gjë që do të thotë se fushata elektorale po zhvillohet 100% me fonde private.

Akordimi i parave për fushatën është problematik sidomos për partitë e vogla pasi partitë e mëdha kanë deklaruar se kanë financime të biznesmenëve.

Duket se përfitueset e vetme me ligj të parave të buxheti të shtetit do të jenë partitë e panjohura. Parti që arrijnë të regjistrohen në zgjedhje pavarësisht nëse kurrë nuk kanë arritur të marrin ndonjë përqindje votash.

15 parti të reja janë regjistruar për zgjedhjet në krahasim me zgjedhjet vendore të kaluara dhe që të gjitha përfitojnë afro 1.2 milionë lekë të vjetra në bazë të ligjit.

 Kodi zgjedhor parashikon edhe kthim të fondit nëse partitë nuk fitojnë të paktën 2.5% të votave, por kjo klauzolë nuk ka njohur deri më tani asnjë zbatim nga partitë fantazim që kanë çuar në numrin rekord 50 numrin e partive për këto zgjedhje./tvklan.al