Lajme Arkiva 2003

Bllokohet puna në KZQV-në e Tiranës. Komisionarët socialist dhe opozitar nuk kanë rënë dakord me njëri tjetrin për të firmosur procesverbalet pasi pengesë janë bërë mungesa e fletëve të pavlefshme që duhet të vijnë nga njësia numër 4, qendra e votimit 18.09.

Fletat e pavlefshme i kanë kërkuar komisionarët që i pikasin opozitës, gjë që është kundërshtuar nga pala tjetër të cilët janë shprehur se janë të panevojshme fetat e pavlefshme për tu numëruar.

“Ndërprerja e punës në mënyrë të njëanshme të këtij komisioni nga ana e zotërinjve socialist edhe aleatëve të tyre është e qëllimshme. Qëllimi i saj ka të bëjë pikërisht me moszbatimin e nenit 110 të kodit zgjedhor pika 1 e cila ka përcaktuar në mënyrë taksative kohën e duhur e cila i duhet këtij komisioni për të dhënë rezultat”.

“Mungonin procesverbalet, kutia, vula, fletët e papërdorura, nga ne diheshin të gjitha këto. Atëherë ata thanë nuk do procedojmë. Ne kështu na del ta marrim të gjithë sasinë ta kalojmë me radhë dhe të mos procedojmë asnjë. Plus mangësitë që mund të ketë pastaj nga firma që janë firmosur nga kryetarë por duke qenë se kanë tabelën e rezultateve ne themi ta regjistrojmë rezultatin pastaj në fund të diskutojmë ta marrim parasysh apo mos ta marrim. Opozita nuk pranoi”.

Këto arsye konfliktuale kanë bërë që të bllokohet puna në KZQV-në e Tiranës dhe për rrjedhojë të shkelet afati për prodhimin e procesverbaleve dhe kutive të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./tvklan.al