Jusein Bolt kualifikohet pa shumë probleme në finalen e garës së 200 metrave, në lojërat olimipike. Xhamajkani vendosi kohën 19 sekonda e 78 të qindtat, duke ngadalësuar në metrat e fundit para finishit.

Befasi ishte mbetja jashtë finales e amerikanit Xhastin Gatlin, një pretendent për medalje në këto lojëra.

Finalja e 200 metrave në “Rio 2016”, do të mbahet të premten.

Tv Klan