Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë vazhduar edhe sot paradite sulmet e artilerisë serbe kundër fshatrave kufitare të veriut të vendit tonë. Në orët e para të ditës së sotme janë bombarduar fshatrat Letaj e Dobrun të rrethit të Hasit. Në fshatin Letaj sipas burimeve të policisë, në qendër të bombardimeve të artilerisë serbe kanë qenë veçanërisht përforcuesi i TVSH.

Në fshatin Bogaj është dëmtuar përforcuesi i televizionit lokal Tv Kukësi. Sipas drejtorit të këtij stacioni është ndërprerë sinjali i tij në drejtim të Kosovës./tvklan.al