Lajme Arkiva 2004

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” ka denoncuar presionet e bëra ndaj gazetës së tij nga ana e tatimorëve të  Tiranës. Sipas botuesit Nikollë Lesi:

Nikollë Lesi: Presionet e kryeministrit Nano dhe të familjes së kryeministrit Nano, e cila për mua, për faktet që disponoj, për akuzat që kam deklaruar është familje tipike mafioze e tipit siçiljan. Kurse dje në këtë valë sulmesh të kryeministrit Nano dhe të familjes së Nanos, rreth mesditës, një grup sikur këtu ishte zbuluar ndonjë kontrabandë e madhe anije e madhe e ankoruar këtu, te pallati i kohës sonë, shumë policë tatimorë me mikrobus dhe policë të Ministrisë së Rendit që ishin te hyrja e gazetës, që unë i pash vetë me sytë e mi.

Ndërkohë këtyre akuzave ju është përgjigjur kryetari i degës së tatimeve të Tiranës, Durim Lamaj.

Durim Lamaj: Atakimi është që në titull. Që thekson se daja i Xhoana Nanos bën presion mbi shtypin dhe probleme të tjera që  ngrihen në të. Duhet ta ketë të qartë i gjithë  opinioni publik që unë nuk jam daja i Xhoana Nanos. Sa për të sqaruar njoftimin që ka shkruar dje gazeta “Koha jonë”. Ky  njoftim, në radhë të parë që të jetë i qartë  dhe opinioni nuk është njoftim i firmosur nga ana ime, megjithatë si institucion ne përgjegjësitë i mbajmë të plota.

Po ashtu në lidhje me raportet që ka botuesi Lesi me tatimorët ai ka deklaruar se gjithmonë ka qenë nën goditjen e tatimorëve me kontrollet e herë pas hershme.

Nikollë Lesi: Ne siç e dini jemi kontrolluar dhe stërkontrolluar si media “Koha jonë”. 13 vite me radhë që në ‘91 vazhdimisht objekt kontrolli i shantazhit kemi qenë nga qeveritë në këto vite. Cilën media kanë kontrolluar këto 6 vite socialistët përveç gazetës “Koha Jonë” asnjë media s’është kontrolluar dhe bërë presion me dokumente.

Ndërsa për kreun e tatimorëve të Tiranës Lamaj, kontrolli i kryer ndaj këtij subjekti që kishte të bënte me kontrollet e bilanceve.

Durim Lamaj: Është një njoftim i dërguar për verifikim e bilanceve dhe synimi i këtij njoftimi nuk është  kontrolli i subjektit “Koha Jonë”, por ne e bëjmë me dije subjektin koha jonë, që të dhënat e  paraqitura në bilanc si shumë shoqëri të tjera kanë disa mangësi. Ndërsa në bazë të raporteve të ndërkombëtarëve qeveria është duke ushtruar presion ndaj mediave të lira./tvklan.al