Përfaqësuesja braziliane e futbollit për femra është eliminuar nga lojërat olimpike. Suedia arriti të sigurojë një vend në finale, pas goditjes së penalltive që u mbyllën me rezultatin 4 – 3. Loja e rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan pa gola. Suedia do të luajë finalen me Gjermaninë që mundi Kandanë në gjysmëfinale, me rezultatin 2 – 0.

Omar McLeod fitoi medaljen e artë në garën e 110 metrave me pengesa. Xhamajkani vendosi kohën 13 sekonda e 5 të qintat. McLeod la pas sportisitin që përfaqëson Spanjën, Ortega dhe francezin Basco.

Sandra Perkovic është konfirmuar kampione olimpike në hedhjen e diskut. Sportistja kroate pati si rezultat më të mirë, 69 metra e 21centimetra. Në vendin e dytë u rendit francezja Robert-Michon, ndërsa e treta kubanezja Caballero.

Hollandezi Ferry Ëeertman fitoi garën e notit 10 kilometra, duke marrë medaljen e artë në lojërat olimpike. Ai përshkoi këtë distancë me kohë 1 orë, 52 minuta e 59 sekonda. Në vendin e dytë u rendit greku Gianniotis, ndërsa në të tretin, francezi Olivier.

Tv Klan