Një stuhi i fortë shiu ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin këtë mbrëmje.

Në Gramsh, madhësia e breshrit ka arritur sa një kokërr arrë duke shkaktuar dëme në drufrutorë e të mbjella të stinës.

Më pas stuhia është shtrirë edhe në Elbasan, Librazhd dhe Cërrik. Ende nuk ka informacione për përmbytje apo dëmtime.

Në pak ditë Qarku i Elbasanit është goditur nga disa stuhi të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje./tvklan.al