Sylvinho zbulon objektivat e Kombëtares: Europiani na ka dhënë eksperiencë

Dhjetë muaj ka zgjatur largësia e Myrto Uzunit me kombëtaren shqiptare. Sulmuesi do të jetë i gatshëm për dy takimet e Ligës së Kombeve falë edhe dëmtimit të Armando Brojës.

Rikuperimi nuk po shkon sipas planeve dhe për këtë fakt, tekniku Sylvinho ka ftuar lojtarin e Granadës për sfidat e shtatorit kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare: Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe ishim në kontakt me Evertonin. Ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë në ditët e ardhshme dhe nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë. Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit. Kemi opsionin tjetër Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Në daljen para mediave, tekniku brazilian ka zbuluar edhe objektivat që kuqezinjtë kanë në Ligën e Kombeve.

Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare: Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë, në çdo aspekt. Ne jemi në rritje. Duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë, lojtarët na japin shumë, por duhet të rritemi se kemi të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Pastaj duhet ta përmirësojmë skuadrën,  të bëjmë diçka të bukur, përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër, shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm.

Dy sfidat do të vijnë ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Klan, më 7 Shtator ora 20:45 kundër Ukrainës dhe tre ditë më vonë në të njëjtën orë ndaj Gjeorgjisë.

Klan News