Albumi i radhës i Adele mund të titullohet “45”.

Këngëtarja ka njoftuar se do të bëjë një “pushim tej mase” të gjatë nga muzika pas fejesës me Rich Paul.

“Nuk jam këngëtarja më e lirshme, por jam shumë e mirë dhe i kam shijuar vërtet performancat për tre vite tashmë që është periudha më e gjatë që kam dalë dhe do të dal ndonjëherë”, i tha ajo publikut të pranishëm në koncertin e fundit në Mynih.

Duke shtuar se ka ende 10 data koncertesh në Las Vegas për të realizuar në javët në vazhdim, Adele tha: “Pas kësaj,  nuk do ju shoh për një kohë shumë të gjatë dhe do ju mbaj në zemër për sa kohë të zgjasë pushimi im”.

Mes ngashërimave, 36-vjeçarja deklaroi se ka nevojë “të pushojë” dhe të marrë kohë për veten. “I kam kaluar 7 vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe tani dua ta jetoj. Dua të jetoj jetën e re që kam ndërtuar”.

Ky njoftim prej saj vjen rreth një muaj pas konfirmimit  të thashethemeve që qarkullonin se ajo dhe 43-vjeçari janë fejuar./tvklan.al