Hoxhallari akuzohet si porositës i  vrasjes së Devi Kasmit në 2018-ën

Gjykata e Posaçme e ka dënuar me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, i cili akuzohet si porositesi i vrasjes se Devi Kasmit, krim i ndodhur më 29 Janar të 2018 në Tiranë.

Ekzekutor ishte ish-komandoja i forcave spoecilae greke, Efthymiou Efthymious. Ky i fundit i dënuar më herët me burgim të përjetshëm.

Aurel (alias Altin) Hoxhallari, duhet ta kryejë dënimin në një burg të Sigurisë së Lartë. Dëmimi sipas Gjykatës së Posaçme do të fillojë në ditën kur do të ekzekutohet vendimi pasi Hoxhallari është në arrati.

Vrasja e Devit Kasmit që njihej me pseudonim “Dëfrim qorri”, u porosit nga Hoxhallari pas prishjes së pazareve të drogës. Ata u përplasën për çështje të trafikut të kokainës në Spanjë dhe në Francë.

Kasmi u ekzekutua poshtë banesës së tij në kryeqytet. Autorët ishin me një motor dhe qëlluan në drejtim të Kasmit disa herë. Ethimious Efthimiou e kreu vrasjen në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga grup kriminal i drejtuar nga Aurel Hoxhallari.

Për vrasjen e Kasmit, u dënuan me 33 vite burg edhe Elton Halipaj. Ai është personi që i ka siguruar armët ish-komandos grek për të kryer vrasjen.

Klan News