Kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ernest Muçi duket se po numëron ditët në Stamboll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Beshiktashi pasi ka disa oferta në tavolinë dhe drejtuesit turq po mendojnë për shitjen e tij.

Aktualisht janë dy oferta nga ekipet e Premier League. Fillimisht është Aston Vila, e cila vazhdon të këmbëngul për shërbimet e ish-it të Tiranës dhe kanë ofruar 12 milionë Euro, 8 milionë Euro më pak se sa në muajin prill.

Ndërkohë një ofertë prej 15 milionë Eurosh ka mbërritur gjithashtu për shërbimet e Muçit. Për ketë të fundit ende nuk bëhet e ditur emri i skuadrës angleze, por mediat turke raportojnë se shumë shpejt drejtuesit e Besiktas do të marrin një vendim.

Turqit kërkojnë të transferojnë Anderson Talisca nga Al-Nassr dhe për të realizuar diçka të tillë duhen të ardhura. Në këtë mënyrë me shitjen e Muçit do të mund të siguronin shërbimet e brazilianit.

Klan News