“Kuajt e hënës” ishte ekspozita post-mortem e piktorit Mihal Hanxhari e cila u çel në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. 16 punime në vaj grafik portrete imazhe dhe 10 skulptura me figura anatomike ishin punimet e kësaj ekspozite të çelur për herë të parë nën kujdesin e stafit të muzeut historik.

Figurat e kalit, hënës, femrës dhe mashkullit janë  në qendër të këtyre punimeve me frymë mjaft poetike të hanxharit. Ekspozita plotësohej edhe me objekte personale të autorit, si kostumi i tij, ora e dorës, skicime personale si dhe përkthime nga Rembo, Bodler, Kostandin Kavafis, etj.

Miha Hanxhari lindi në vitin 1930 në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por familja e tij u kthye shpejt në Tiranë ku ai ndoqi shkollën e mesme për të vazhduar studimet e larta në Hungari. Për disa kohë ka qenë drejtori i bibliotekës së Universitetit të Tiranës, por më pas u persekutua nga regjimi komunist dhe u përjashtua nga qarqet artistike./tvklan.al