Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Socialiste ka pritur në një ceremoni festive delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e 6-të të PS. Kandidatët socialistë që marrin pjesë në garën për kreun e partisë, anëtarët e kryesisë socialiste, delegatët e Tiranës dhe rretheve kanë qenë pjesë e koktejit të organizuar në hollin e Pallatit të Kongresit nga Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana pak para nisjes së Kongresit të PS./tvklan.al