Një ceremoni hapëse e paparë ndonjëherë me plot surpriza me një paradë përgjatë lumit Sena do të nisë Olimpiadën e Parisit.

Organizatorët e eventit kanë premtuar se spektatorët do të jenë dëshmitarë të një spektakli unik,

Qindra kërcimtarë dhe muzikantë do të performojnë në ura dhe përgjatë bregut të lumit, duke ofruar një shfaqje artistike që synon të prezantojë kulturën e larmishme të Francës.

Kjo do të jetë hera e parë që një event i tillë do të bëhet jashtë një stadiumi.

Ideja e organizatorëve është që t’i tregojnë botës vendet më speciale të Parisit. Kulla Eifel, Katedralja e Notre-Damit, muzeu i Luvrit janë disa nga ndërtesat ikoniake që do të shfaqen përgjatë eventit që do të nisë në orën 19:30 dhe pritet që të zgjasë rreth 3 orë.

Turi do të nisë në urën Austerlitz Bridge afër me Kopshtin Botanik, ndërsa në urën Lena, afër Pallatit “Trocadéro” do të përfundojë parada e olimpistëve, ndërsa distanca e lundrimit do të jetë 6 km.

Në ceremoninë e hapjes pritet që të marrin pjesë rreth 600 mijë persona. 100 varka do të mbajnë 10 500 sportistët që do të lundrojnë përgjatë lumit Sena.

Në Paris gjenden edhe liderët botërorë, të cilët janë ftuar do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Klan News